Ndërlidhjet

Putin: Ligji për OJQ-të mund të përmirësohet


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se ligji kontroves për organizatat joqeveritare “mund të përmirësohet”.

Putin ka thënë se aplikimi i ligjit duhet të analizohet dhe mund të ndryshohet në atë mënyrë që të mos pengojë askënd.

Ligji, i cili është fuqizuar në muajin nëntor, kërkon nga grupet joqeveritare të regjistrohen si “agjentë të huaj” nëse marrin fonde nga jashtë dhe angazhohen në aktivitete politike.

Kritikët thonë se ai është pjesë e shtypjes ndaj shoqërisë civile dhe rikthim në kohërat sovjetike.

Putin ka thënë sot se ligji “është shumë më liberal sesa legjislacionet e ngjashme në një numër vendesh perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara”.

Ai i ka bërë këto komente në Samitin Civil të G20-ës, i cili tubon aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave dhe bizneseve nga vendet më të industrializuara të botës.
XS
SM
MD
LG