Ndërlidhjet

Thaçi në OKB: Marrëveshja ruan sistemin unik e legal të Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nisur seancën në të cilën është paraqitur raporti tremujor për gjendjen në Kosovë i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.

Aty po merr pjesë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi sikurse edhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq.

Kryeminstri Thaçi ka thënë se marrëveshja e prillit e arritur mes tij dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiq konfirmon dhe ruan sistemin unik dhe legal të Kosovës si autoritet të vetëm legal në vend.

Ndërkohë, pasi e vlerësoi si sukses historik marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ban Ki-Moon ftoi dy palët që të hapin kanalet e komunikimit dhe të bëjnë përpjekje për zbatimin e marrëveshjes.

“Ajo është arritje historike. Si rezultat i saj, perspektivat për të kapërcyer trashëgiminë e konfliktit të kaluar dhe për të arritur pajtim, stabilitet dhe prosperitet janë më të mëdha se kurrë”, ka thënë Ban.
XS
SM
MD
LG