Ndërlidhjet

Daçiq në OKB: Serbia i vuri pikë të kaluarës


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se Serbia është e vendosur që t’I vë pikë të kaluarës, e cila siç ka thënë ai nuk mund të ndryshohet.

Edhe Daçiq e ka quajtur marrëveshjen si historike, se kjo është marrëveshja e parë në mes të dy palëve dhe se në të ardhmen sipas tij do të bisedohet për kthimin e personave të zhvendosur dhe pronës.

Kryeministri serb tha se të gjitha raundet e negociatave janë zhvilluar pa paragjykim ndaj çështjes së statusit të Kosovës, duke shtuar se Serbia ka treguar gatishmërinë e saj për të shkuar përtej gjendjes së tanishme.
XS
SM
MD
LG