Ndërlidhjet

Rohani prin në zgjedhjet e Iranit


Hassan Rohani në takim me simpatizuesit.
Hassan Rohani në takim me simpatizuesit.
Rezultatet e pjesshme nga zgjedhjet presidenciale të Iranit tregojnë se kleriku i moderuar, Hassan Rohani, shkon drejt fitores së rrethit të parë, me më shumë se 50 për qind të votave.

Me më shumë se 8 milionë vota të numëruara, Ministria e Brendshme ka thënë se Rohani ka mbi 52 për qind të votave - një epërsi e lehtë nga 50 përqindëshi i nevojshëm për fitoren.

Rezultatet tregojnë po ashtu se kryebashkiaku i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf, është i dyti me 17 për qind.

Nëse është e nevojshme, rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet javën e ardhshme, më 21 qershor.

Autoritetet kanë thënë se pjesëmarrja në zgjedhjet e së premtes ka qenë mbi 70 për qind.

Rreth 50 milionë qytetetarë me të drejtë vote kanë mundur të zgjedhin midis gjashtë kandidatëve pasardhësin e presidentit në largim, Mahmud Ahmadinejad, i cili ka shërbyer dy mandate.
XS
SM
MD
LG