Ndërlidhjet

Nidal Hasan s’mund të përdorë “strategjinë e mbrojtjes”


Nidal Hasan
Nidal Hasan
Një gjykatë ushtarake e Shteteve të Bashkuara ka thënë se psikiatri i ushtrisë, majori Nidal Hasan, i cili akuzohet për vrasjen e 13 ushtarëve amerikanë në Ford Hud të Teksasit, nuk do të jetë në gjendje të argumentojë se sulmin e ka kryer për të mbrojtur luftëtarët talibanë në Afganistan nga forcat amerikane.

Gjykatësja Tara Osborn ka thënë se Hasan ka dështuar të sjellë prova se ushtarët në bazën Fort Hud kanë qenë kërcënim i menjëhershëm për dikë.

Hasan ka provuar të përdorë strategjinë e mbrojtjes së të tjerëve në gjyqin e tij të ardhshëm.

Kjo strategji argumenton se vrasja ka qenë e nevojshme për të ndaluar dëmin e menjëhershëm apo vrasjen e të tjerëve.

Hasan, mysliman i lindur në SHBA, përballet me dënimin me vdekje nëse shpallet fajtor për vrasjet e 2009-ës.
XS
SM
MD
LG