Ndërlidhjet

Hapet Mini Olimpiada e të rinjve me aftësi të kufizuara


Prishtinë, 15 qershor 2013.
Prishtinë, 15 qershor 2013.
Sot në Prishtinë është hapur Mini Olimpiada 2013 për të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Në hapje ka qenë e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Kam kënaqësi të jem në mesin tuaj sot dhe së bashku të hapim Mini Olimpiadën e këtij viti. Kjo ngjarje që mbahet për të nëntin vit me radhë, shënon rëndësinë e përfshirjes dhe ofrimit të mundësive të barabarta për secilin anëtar të shoqërisë sonë”, ka thënë Jahjaga.

Ajo ka falënderuar OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë organizimit të kësaj Mini Olimpiade ndër vite, pastaj Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Komitetin Paraolimpik të Kosovës.
XS
SM
MD
LG