Ndërlidhjet

Vazhdon dialogu teknik


Ilustrim
Ilustrim
Bisedimet teknike midis Prishtinës dhe Beogradit, për telekomunikacionin dhe energjetikën, vazhdojnë sot në Bruksel.

Sipas paralajmërimeve nga Beogradi, kjo llogaritet të jetë mundësia e fundit që Bashkimi Evropian u ka dhënë palëve për të gjetur një zgjidhje për dy çështjet.

Bisedimet kanë ngecur pasi Serbia insiston që ajo të kërkojë një kod telefonik ndërkombëtar për Kosovën, gjë që refuzohet nga Prishtina.

Delegacioni kosovar ka thënë se kërkesën pranë Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU) për prefiks ndërkombëtar do ta bëjë vetë, ose eventualisht do të pajtohej që një shtet i tretë i Bashkimit Evropian ta bëjë kërkesën për të.

Në fushën e telekomunikacionit, palët po ashtu nuk pajtohen rreth licensimit të një operatori serb të telefonisë mobile në Kosovë.
XS
SM
MD
LG