Ndërlidhjet

Paviqeviq: Do të kontribuojmë në lehtësimin e situatës


Dejan Paviqeviq
Dejan Paviqeviq
Prishtina dhe Beogradi shkëmbejnë sot zyrtarët ndërlidhës. Lulzim Peci do të bëhet zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të fillojë punën në kryeqytetin serb, ndërsa homolog i tij në Prishtinë do të jetë Dejan Paviqeviq.

Ky i fundit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se detyra e zyrtarit për ndërlidhje do të jetë para së gjithash zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe lehtësimi i komunikimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Me vetë faktin që unë do të jem në Prishtinë dhe zoti Peci në Beograd, do të bisedojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë, do t’i përçojmë porositë më shpejt, do ta lehtësojmë komunikimin e përditshëm dhe zbatimin e marrëveshjeve. Unë mendoj se kjo do të kontribuojë mjaft për lehtësimin e situatës aktuale”, ka thënë Paviqeviq.

Ai nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me atë nëse pozita e zyrtarëve ndërlidhës do të evoluojë, duke theksuar se “për këtë mund të flitet më vonë”, ndërkohë që tash mund të flitet vetëm për zyrtarët ndërlidhës, ashtu siç e parasheh marrëveshja e Brukselit.
XS
SM
MD
LG