Ndërlidhjet

Sindikatat nisin grevën në Turqi


Sheshi Taksim në Stamboll
Sheshi Taksim në Stamboll
Pesë sindikata tregtare të Turqisë kanë nisur grevën mbarëkombëtare kundër, siç është thënë, trajtimit të dhunshëm të protestuesve antiqeveritarë në Sheshin Taksim.

Turqia është përfshirë nga trazirat qysh më 31 maj, kur policia ka shtypur dhunshëm protestat kundër një plani ndërtimor në parkun Gezi të Stambollit.

Në një deklaratë për mediat, sindikatat kanë thënë se “partia e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan ka nisur një ofensivë kundër kombit, duke dëbuar me forcë protestuesit nga parku Gezi, më 15 qershor”.

Të dielën, Erdogan u ka thënë mijëra mbështetësve në Stamboll se protestat kundër tij janë manipuluar nga “terroristët”.

Ai po ashtu ka hedhur poshtë pohimet për sjellje diktatoriale.
XS
SM
MD
LG