Ndërlidhjet

Hamas-Hezbollahut: Largoj ushtarët nga Siria


Palestinë - Forcat e Hamasit (Ilustrim)
Palestinë - Forcat e Hamasit (Ilustrim)
Grupi militant palestinez Hamas i ka bërë thirrje aletatit të dikurshëm Hezbollahut lebanez, që të tërheq ushtarët e vet nga Siria, duke treguar kështu rritjen e tensioneve sektariane për luftën që po zhvillohet atje.

Hezbollah, që është një lëvizje e Shiitëve musliman, po ndihmon forcat e presidentit Bashar al-Assad në luftimet kundër kryengritësve sirian, të cilët shumica janë musliman Sunitë.

Hamas, që është po ashtu grupim i muslimanëve Sunitë, është ndarë vitin e shkuar nga regjimi i Assadit, për shkak të luftës kundër Sunive.

Hamasi bashkë Hezbollahun, dikur kanë qenë pjesë e të ashtuquajturit “boshti i rezistëncës” Irano-Siriane kundër Izraelit.

Në një komunikatë për shtyp të lëshuar të hënën, Hamasi i kërkoi Hezbollahut që “të tërheq forcat nga Siria dhe të vazhdoj të mbajë armët në drejtim të armikut Zionist”.

Në një kritikë të paprecendantë publike, Hamasi thotë se Hezbollahu po shkakton tensione dhe polarizime sektariane duke dërguar luftëtarë në Siri.

Deklarata e Hamasit është publikuar në internet.
XS
SM
MD
LG