Ndërlidhjet

SHBA dhe Rusia me traktat të ri për armët


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të nënshkruajnë një marrëveshje të re për sigurimin dhe shkatërrimin e materialit bërthamor, me qëllim parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

Dy liderët kanë bërë publik lajmin pas bisedimeve në margjina të samitit të G8-ës në Irlandën Veriore.

Marrëveshja e re do të zëvendësojë atë të vitit 1992, e cila ka skaduar të hënën.

Obama e ka cilësuar marrëveshjen si një shenjë të “marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese”, të cilat kanë nxjerrë SHBA-në dhe Rusinë jashtë Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG