Ndërlidhjet

Ban udhëton drejt Kinës


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, nis sot vizitën në Kinë.

Ban do të takojë presidentin kinez, Xi Jinping, dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Temat që pritet të përfshijnë bisedimet janë konflikti në Siri dhe tensionet në Gadishullin Korean.

Kina është aleati kryesor i madh i Koresë së Veriut dhe fuqitë perëndimore i kanë bërë thirrje Pekinit që të bëjë presion mbi Phenjanin për të frenuar programin e tij bërthamor.

Sa i përket konfliktit sirian, Kina është radhitur në anën e Rusisë, duke u vënë veto tre rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat dënojnë presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, për gjakderdhjen në këtë vend.
XS
SM
MD
LG