Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur sot simpatizuesit e saj dhe qytetarët për ta përkrahur në një aksion protestues në 27 komuna gjithandej Kosovës.
Sipas një komunikate për shtyp, aksioni do të organizohet në ora 21:00 në të gjitha qendrat që ka lëvizja, për të kundërshtuar marrëveshjen për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, të arritur ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Aksioni thuhet se ka për qëllim shprehjen e kundërshtimit ndaj ratifikimit të Marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës, si dhe mobilizimin për demonstratën që do të mbahet ditën kur në Kuvend do të shqyrtohet marrëveshja.