Ndërlidhjet

Talebanët me zyrë në Doha, SHBA gati për biseda


Ilustrim
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thonë se do të ulen me talebanët “brenda pak ditëve” për të ndërmarr “hapin e parë në rrugën e gjatë” drejt ndalimit të luftës në Afganistan.
Lajmërimi erdhi pasi që talebanët hapën zyrën e tyre të parë të martën në Doha.

Në një komunikatë për shtyp, talebanët thonë se duan që të kenë lidhje të mira me shtetet fqinje, dhe se përkrahin gjetjen e një zgjidhjeje politike për Afganistanin.

Kohë më parë, talebanët kanë hedh poshtë mundësinë e përdorimit të shtetit Afgan, si një vend “për kërcënimin e shteteve të tjera”.

Zyrtarë amerikan e kanë quajtur këtë lajmërimi si “një hap i parë në distancimin e kësaj lëvizjeje nga terrorizmi ndërkombëtar”, por kanë tërhequr vërejtjen se presin që talebanët eventualisht të ndërprejnë çdo lidhje me Al-Kaidan.

Në Kabul ndërkaq, presidenti afgan Hamid Karzai tha se Afganistani do të dërgoj një ekip të veten në Katar, për “të nisur bisedimet paqësore me talebanët”.
XS
SM
MD
LG