Ndërlidhjet

Prishtinë-Beograd: Pa marrëveshje për energjinë


Ilustrim
Ilustrim
Në Bruksel kanë përfunduar bisedimet teknike midis Prishtinës dhe Beogradit për furnizimin e veriut të Kosovës me energji elektrike, ndërsa për tema të tjera do të bisedohet edhe nesër, raportojnë mediat serbe.

Ministrja serbe e Energjisë, Zorana Mihajlloviq, ka thënë se marrëveshja për energjinë nuk është arritur.

“Ka shumë çështje të hapura”, ka thënë ajo, raporton B92.

Dialogu teknik për një sërë çështjesh që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, ka nisur të hënën me diskutimet për rrymën, telekomunikimin, gjyqësinë dhe zgjedhjet lokale në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG