Ndërlidhjet

Karzai bojkoton bisedimet me talibanët


Presidenti afgan, Hamid Karzai.
Presidenti afgan, Hamid Karzai.
Qeveria e Afganistanit nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes me talibanët, derisa procesi nuk udhëhiqet nga afganët, ka thënë presidenti i këtij vendi, Hamid Karzai.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara janë pajtuar të bisedojnë me militantët në Katar, ku edhe kanë tashmë një zyrë të re.

Karzai ka thënë se hapja e zyrës është në kundërshtim me garancitë e mëhershme të sigurisë, të ofruara nga SHBA-ja, për qeverinë e tij.

Në shenjë proteste, ai po ashtu ka thënë se do të pezullojë bisedimet për prezencën e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, pas largimit të NATO-s më 2014.

Talibanët kanë hapur zyrën e tyre politike të martën në Doha të Katarit.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të takojnë zyrtarët e grupit të enjten.
XS
SM
MD
LG