Ndërlidhjet

SHBA: U publikua raporti për trafikimin e njerëzve në botë


Rusia dhe Uzbekistani janë vlerësuar me rejtingun më të ulët të mundshëm nga Departamenti amerikan i shtetit, në raportin më të ri për trafikim të njerëzve në gjithë botën.

Së bashku me Iranin, këto dy vende janë vlerësuar me komente negative për dështim që qeveritë e këtyre vendeve nuk i kanë shqyrtuar dhe nuk kanë plan ta shqyrtojnë këtë problem, thuhet në raportin e publikuar mbrëmë vonë në Uashington.

Në shenjë të ndëshkimit, Shtetet e Bashkuara mund ta ndalin një pjesë të ndihmës së jashtme për këto vende.

Vendet që u vlerësuan me rejtingun e dytë më të ulët në raportin vjetor të Departamentit amerikan të shtetit, janë Afganistani, Ukraina, Shqipëria, Bjellorusia dhe Turkmenia.

Armenia dhe Maqedonia e kanë fituar rejtingun më të lartë të mundshëm për përpjekjet e tyre për luftimin e tregtisë me njerëz.

Rejtingun e dytë më të lartë e fituan Kosova, Azerbajxhani, Bosnjë Hercegovina, Gjeorgjia, Iraku, Kazakistani, Kirgizia, Pakistani, Rumania dhe Taxhikistani.

Shtetet e Bashkuara thonë se afro 27 milionë njerëz janë viktima të trafikimit të njerëzve në gjithë botën.
XS
SM
MD
LG