Ndërlidhjet

SHBA: FBI e pranoi shfrytëzimin e aeroplanëve pa ekuipazh


Robert Mueller gjatë seancës së dëgjimit në Komitetin e Drejtësisë së Senatit amerikan më 19 Qershor 2013 në Uashington
Robert Mueller gjatë seancës së dëgjimit në Komitetin e Drejtësisë së Senatit amerikan më 19 Qershor 2013 në Uashington
Drejtori i agjencisë FBI, Robert Muller, thotë se autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë vendosur aero-planë pa ekuipazh për vëzhgim në Amerikë, në disa situata të caktuara.

Ai këto komente i ka bërë në përgjigjje të pyetjeve nga senatorët e Shteteve të Bashkuara.

Më vonë, agjencia FBI (Byroja Federale e Hetimeve) e ka publikuar një deklaratë me shkrim në të cilën thuhet se aeroplanët pa ekuipazh janë shfrytëzuar vetëm për t’i vëzhguar objektet e palëvizshme dhe për t’i evituar rreziqet serioze për agjentët e zbatimit të ligjit.

Në deklaratë thuhet se Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara e ka miratuar secilin përdorim të aeroplanëve pa ekuipazh në Amerikë.

Më herët, zyrtarët amerikanë kanë pranuar se Shtetet e Bashkuara i përdorin aeroplanët e armatosur pa ekuipazh, për t’i marrë në shënjestër të dyshuarit për terrorizëm në vendet e jashtme dhe poashtu shfrytëzimin e këtyre aeroplanëve për monitorimin e kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.
XS
SM
MD
LG