Ndërlidhjet

Çeki: ODS propozon kryetaren e parlamentit për kryeministre


Miroslava Nemcova (djathtas) gjatë një konference për media të partisë ODS në Pragë
Partia udhëheqëse në qeverinë e Çekisë, Partia Demokratike Qytetare (ODS), ka propozuar që kryeministre e re të jetë kryetarja e tashme e parlamentit, Miroslava Nemcova.

Kjo parti e qendrës së djathtë mbrëmë e ka nominuar zonjën Nemcova për ta zëvendësuar ish kryeministrin Petr Necas, i cili dha dorëheqje lidhur me një skandal korrupsioni.

Kandidatja Nemcova duhet ta ketë pëlqimin e partnerëve të koalicionit qeveritar, të presidentit Milos Zeman, dhe të miratohet në parlament.

Nëse ky propozim miratohet, Miroslava Nemcova do të jetë kryeministrja e parë e Republikës Çeke.

Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë mund të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zoti Necas, që e ka udhëhequr qeverinë e koalicionit prej vitit 2010, dha dorëheqje të dielën për shkak të skandalit të korrupsionit dhe të spiunimit, në të cilin ishte e involvuar shefja e kabinetit të tij, për të cilën dyshohet se e kishte ishte edhe dashnore.
XS
SM
MD
LG