Ndërlidhjet

Brazil: Pas protestave, anulohet vendimi për rritje të taksave


Protestuesit përleshen me policinë në qytetin Fortaleza në Brazil
Protestuesit përleshen me policinë në qytetin Fortaleza në Brazil
Autoritetet në dy qytetet më të mëdha të Brazilit, Rio-de-Zhanejro dhe San-Paulo, e kanë anuluar rritjen e taksave tranzitore të transportit, të cilat kanë shkaktuar protestat më të mëdha kundër qeverisë në këtë vend, për disa vite.

Ky vendim u shpall dje, derisa raportohej për protesta të mëtejshme, përfshirë edhe atë që është mbajtur afër stadiumit, ku mbahej një takim i futbollit ndërmjet Brazilit dhe Meksikës, në kuadër të Kupës së Konfederatës.

Raportohet se policia ka përdorë gaz lotsjellës, plumba gome dhe sprej djegës për t’i shpërndarë protestuesit.

Vala e demonstratave ishte shkaktuar nga rritja e taksave tranzitore, por është shndërruar në protestë të madhe kundër shërbimeve publike të nivelit të ulët në Brazil dhe për shkak të shpenzimeve të miliarda dollarëve lidhur me organizimin e Kupës së Konfederatës dhe Kupës Botërore në Futboll dhe Lojërave Olimpike në vitin 2016.
XS
SM
MD
LG