Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga takon Komisioneren Pillay


Prishtinë - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga (M) me Komisioneren eLartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, 20Qershor2013
Prishtinë - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga (M) me Komisioneren eLartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, 20Qershor2013
Kosova ka shënuar përparime të mëdha në promovimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut, të cilat i ka inkorporuar në Kushtetutën dhe ligjet e saj, tha sot Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga.

Ajo i bëri këto komente pas pritjes që i bëri Komisioneres së Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e NJeriut, Navi Pillay, të cilës i tha se Kosova është shtet i ndërtuar mbi parimin qytetar, ku të gjithë qytetarët, pa dallim, i gëzojnë të drejtat e tyre të barabarta.

Presidentja Jahjaga theksoi se toleranca dhe mirëkuptimi janë vlera të shoqërisë në Kosovë dhe qytetarët e të gjitha komuniteteve kanë mundësi të barabarta.

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, zonja Navi Pllay, theksoi se vizita e parë e saj në Kosovë i shërben asaj për t’u njohur më për së afërmi me të drejtat e njeriut të të gjitha komuniteteve dhe grupeve.

Zonja Pillay theksoi se është me rëndësi që të gjithë qytetarët, pa dallim, dhe të gjitha komunitetet të njihen me të drejtat e njeriut dhe t’i gëzojnë ato.
XS
SM
MD
LG