Ndërlidhjet

Dekretohet Valdet Sadiku për postin në Beograd


Ilustrim
Ilustrim
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shfuqizuar dekretin për emërimin e Lulzim Peci, dhe me dekret të veçantë e ka emëruar në detyrën e shefit të "Misionit të Posaçëm të Kosovës në Beograd", ambasadorin e deritashëm në Zagreb, Valdet Sadiku.

Në një njoftim nga presidenca, thuhet se vendimi i presidentes Jahjaga, ka ardhur pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për emërimin e ambasadorit Sadiku në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd.

Nëkomunikatë shkruan se "Hapja e Misionit të Posaçëm diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura fqinje".

Emërimi i Valdet Sadikut, vjen pas dorëheqjes së Lulzim Pecit nga ky funksion ditë më parë, për shkak të siç ka thënë ai, mospajtimit dhe kritikave ” që i është bërë nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me deklaratën e tij se ”normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njohë pavarësinë e Kosovës”.

Shkëmbimi i zyrtarëve është pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimi Evropian.

Zyrtarët do të angazhohen për lehtësimin e komunikimve ndërmjet dy vendeve.
XS
SM
MD
LG