Ndërlidhjet

Rusi: Putinit nuk i kujtohet “vjedhja” e unazës


Vlladimir Putin në konferencën për shtyp në Shën Petersburg
Vlladimir Putin në konferencën për shtyp në Shën Petersburg
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ka thënë se nuk i kujtohet vjedhja e dyshuar e një unaze të vlefshme, që i takonte pronarit të ekipit futbollistik New England Patriots, Robert Kraft.

Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me këtë unazë, në një konferencë për shtyp sot në Shën Petersburg, zoti Putin tha se atij nuk i kujtohet as Krafti e as unaza.

Javën e kaluar zoti Kraft tha se në vitin 2005, ai ia kishte treguar Putinit unazën me vlerë prej 25 mijë dollarëve amerikanë, që anëtarët e ekipit e kishin fituar për triumf në finalen e Ligës së Futbolllit në Shtetet e Bashkuara.

Ai theksoi se Putini e kishte marrë unazën në duart e tij, e pastaj e kishte futur atë në xhep pa pajtueshmërinë e tij.

Zoti Putin tha sot në mënyrë ironike se këtë “problem të ndërlikuar ndërkombëtar” është i gatshëm ta zgjidhë duke i lutur argjentarët rusë për ta punuar një unazë edhe më të shtrenjët për ekipin e zotit Kraft.
XS
SM
MD
LG