Ndërlidhjet

Kazakistan: SHBA të mbetet e involvuar në Afganistan


Pamje nga kryeqyteti i Kazakistanit Astana
Pamje nga kryeqyteti i Kazakistanit Astana
Presidenca e Kazakistanit thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka thënë presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, se Uashingtoni do të mbetet “thellë i involvuar në zhvillimet në Afganistan dhe në Azinë Qendrore”, pasi ushtarët amerikanë të largohen nga Afganistani.

Presidenca e Kazakistanit thotë se në letrën e presidentit Obama për Nazarbaevin , shkruan se është në interesin e të dy vendeve që Afganistani të jetë shtet i sigurt dhe prosperues.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara i tha Radios Evropa e Lirë se “ne kurrë nuk komentojmë lidhur me letrat peresidencale, dhe kjo është politikë që zbatohet gjatë disa presidencave të fundit”.
XS
SM
MD
LG