Ndërlidhjet

Siri: Armata e shtoi ofensivën kundër kryengritësve


Pamje e një ndërtese në qytetin sirian Alepo, të shkatërruar nga lufta, e cila i takonte regjimit
Pamje e një ndërtese në qytetin sirian Alepo, të shkatërruar nga lufta, e cila i takonte regjimit
Aktivistët sirianë thonë se trupat e qeverisë e kanë intensifikuar ofensivën ushtarake kundër hapësirave nën kontrollin e kryengritësve në pjesën veriore dhe lindore të kryeqytetit Damsk.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, ka njoftuar sot se qarku Qaboun është nën sulme të rrepta me predha nga forcat e regjimit.

Ky observator, që mbështetet në rrjetin e aktivistëve në gjithë Sirinë, tha se nga sulmet me mortaja gjatë natës janë vrarë tre fëmijë në Qaboun.

Raportohet se luftime ka pasur edhe në pjesë të tjera të Damaskut.

Gjatë javëve të fundit, trupat e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, e kanë rimarrë kontrollin në disa hapësira ku vepronin kryengritësit.
XS
SM
MD
LG