Ndërlidhjet

Vriten tre në Damask, Hollande kërkon kujdes


ilustrim
ilustrim
Shpërthimi i një bombe në Damask ka vrarë tre veta, ndërsa ka lënduar 10 të tjerë, njofton Observatoriumi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sipas kësaj organizate, cak i sulmit ishte një ndërtëse në Ruken al-Deen, ndërsa nuk dihet se si është detonuar bomba.

Televizioni sirian, që kontrollohet nga regjimi, ka njoftuar se një sulmues vetëvrasës ka shkaktuar këtë incident, por nuk dihet nëse viktimat janë civil apo ushtarak.

Në ndërkohë, presidenti francez François Hollande i ka bërë thirrje të dielën kryengritësve dhe opozitës në Siri që të “rimarrin” kontrollin në zonat e luftimeve, ku grupe ekstreme islamiste po pretendojnë të kenë komandën.

Shefi i shtetit francez tërhoqi vërejtjen se në rast që grupe ekstreme “përfitojnë nga kaosi në të ardhmen, [presidenti sirian] Bashar al-Assad do ta përdor këtë gjë si arsyetim për të vazhduar masakrat e tij”.
XS
SM
MD
LG