Ndërlidhjet

Snowden raportohet të ketë ateruar në Moskë


Ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane Edward Snowden
Ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane Edward Snowden
Aeroplani i kompanisë Aeroflot që u raportua se po bart informatorin amerikan Edward Snowden ka ateruar në aeroportin e Moskës.

Ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane, që ka nxjerr në opinion sekretin e programeve shtetërore të spiunimit, është nisur të dielën në mëngjes me aeroplan nga Hong Kongu për në Moskë.

Në aeroportin e Moskës janë grumbulluar qindra gazetarë, por askush nuk e ka parë ende Snowden.

Para hyrjes është parë e parkuar edhe një veturë e ambasadës së Ekuadorit në Moskë, për të cilë mediet ndërkombëtare dyshojnë se ka ardhur për ta marr Edward Snowden.

Mediet kineze ndërkaq kanë raportuar se Moska nuk është destinacioni final i Snowden.

Ndërsa zyrtar i kompanisë Aeroflot thotë se Snowden ka rezervuar më herët një biletë nga Moska për Havanë, Kuba, i cili niset të hënën me 24 qershor.

Më pastaj, nga Havana korrespondenca e tij vazhdon për Karakas të Venezuelës.

Edward Snowden kërkohet nga autoritetet amerikane për vjedhjen e pronës shtetërore, shpërndarjen e informatave të klasifikuara si sekrete dhe komunikimit të paautorizuar të informatave të mbrojtjes amerikane.

Për secilën akuzë, Snowden mund të dënohet me nga 10 vjet burg.
XS
SM
MD
LG