Ndërlidhjet

Afganistan: Sulmi vret 9 anëtarë të një familjeje


Afganistan
Afganistan
Një bombë në anë të rrugës ka goditur një autobus në jug të Afganistanit, duke vrarë së paku nëntë anëtarë të së njëjtës familje.

Burimet zyrtare thonë se sulmi ka ndodhur në qytetin Kandahar.

Policia ka thënë se familja ka qenë rrugës për një ceremoni martesore.

Të vrarët përfshijnë tetë gra dhe së paku një fëmijë.

Nuk është ende e qartë se kush qëndron prapa sulmit.
XS
SM
MD
LG