Ndërlidhjet

BE shtyn bisedimet e anëtarësimit me Turqinë


Ilustrim
Ilustrim
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë mbështetur propozimin e Gjermanisë për të shtyrë bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE, për rreth 4 muaj.

Bisedimet BE-Turqi kanë qenë të planifikuara të nisin këtë të mërkurë, raporton BBC.

Por, Gjermania, Austria dhe Holanda kanë kritikuar trajtimin që u kanë bërë autoritetet turke protestuesve antiqeveritarë.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, ka thënë se nuk sheh pengesa për BE-në për hapjen e një kapitulli të re të bisedimeve dhe se pret “rezultat pozitiv” për çështjen.

Turqia ka nisur bisedimet e pranimit me BE-në në vitin 2005, në të njëjtën kohë si edhe Kroacia, e cila do t’i bashkohet bllokut javën e ardhshme.

Por, bisedimet e Turqisë kanë ngecur për tre vjet dhe një raport i Komisionit Evropian për përparimin e Ankarasë, i publikuar tetorin e kaluar, ka vënë në pah një numër shqetësimesh për demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG