Ndërlidhjet

Slloveni: Vizita e Hoxhajt – vazhdim i kontakteve intensive


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, arrinë sot për vizitë në Slloveni, me ç’rast me ministrin e jashtëm të këtij vendi, Marel Erjavec, do të diskutoj për forcimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik të dy vendeve.

Pritet që të dy ministrat t’i kushtojnë vëmendje edhe dialogut Kosovë – Serbi, çështjeve të sigurisë në Kosovë dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Ministria e jashtme e Sllovenisë ka njoftuar se vizita e ministrit të Kosovës në Lubjanë paraqet vazhdim të kontakteve intensive në nivelin politik dhe në bashkëpunimin ekonomik dhe e vërteton interesin e dyanshëm për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Sllovenia e mbështet afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG