Ndërlidhjet

Forbes: Oprah Winfrey më e fuqishmja


Oprah Winfrey
Oprah Winfrey
Oprah Winfrey është përzgjedhur nga Forbes të mërkurën si njeriu më i fuqishëm në mesin e të famshmëve, duke lënë prapa 5 femra të tjera dhe 4 meshkuj në top dhjetëshen e yjeve globale.

Kjo është hera e pestë që ish-moderatorja e një emisioni televiziv, e cila drejton një rrjet të vetin televiziv, që udhëheq në rangun e 100 personave më të famshëm në botë.

Këngëtarja Lady Gaga është e dyta në listë, kurse pas saj vijnë regjisori dhe producenti Steven Spielberg, e më pas këngëtaret Beyonce dhe Madonna.

“Nuk ka një të tillë me atë lloj fuqije dhe qëndrueshmërie”, tha Dorothy Pomerantz nga Forbes.com.

“Ka tre njerëz të cilët kanë qenë në secilën listë tonën të njerëzve më të fuqishëm të të famshmëve prej vitit 1999. Është Oprah, Howard Stern dhe Steven Spielberg”.

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez, e cila vitin e kaluar ishte e para në këtë listë, ka rënë në pozitën e 12-të.

Me fitime vjetore prej 77 milion dollarë, Winfrey nuk është personi që fiton më së shumti në mesin e të famshmëve, pasi Madonna ka fituar 125 milion dollarë.

Mirëpo Forbes thotë se pozita e Winfrey në Hollywood dhe prania e saj në shtyp, televizion dhe rrjetet sociale, i ka ndihmuar që të ketë vendin e parë para të gjithëve.
XS
SM
MD
LG