Ndërlidhjet

SHBA pret sulme të reja të talibanëve


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Pakistan, James Dobbins.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Pakistan, James Dobbins.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Pakistan, James Dobbins, ka thënë se përkundër bisedimeve për paqe me talibanët, SHBA-ja pret që dhuna në Afganistan të vazhdojë.

Gjatë vizitës në Indi, Dobbins u ka thënë gazetarëve se qeveria e tij “nuk ka shpresa naive apo të tepruara”.

Ai ka parashikuar se talibanët do të vazhdojnë sulmet për të forcuar pozicionin e grupit.

Dobbins ka përsëritur qëndrimin e sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, se çdo marrëveshjeje me talibanët duhet t’i paraprijë ndërprerja e armiqësive.

Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka mbështetur bisedimet me përfaqësuesit talibanë në zyrën e tyre në Katar.
XS
SM
MD
LG