Ndërlidhjet

Javën tjetë raundi i V-të i dialogut PR-BG


Ilustrim
Ilustrim
Javën tjetër në Bruksel vazhdon raundi i pestë i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore midis Kosovës dhe Serbisë, njofton qeveria në Prishtinë.

Siç thuhet, në agjendën e bisedimeve do të jenë çështjet e drejtësisë, sigurisë dhe energjisë.

Në një komunikatë për shtyp, ekzekutivi bënë të ditur se marrëveshja për Telekomin ende nuk është arritur, por ka pasur përparime në aspekte të caktuara, ku përparimi kryesor ka qenë pajtimi që Kosova ta marrë kodin shtetëror telefonik nga ITU, pajtim ky i cili është arritur në raundin e bisedimeve, të mbajtur më 17 maj 2013.

Delegacioni shtetëror i Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe ekipi i ekspertëve nga fushat përkatëse për të cilat do të bisedohet, do të qëndrojë nga e hëna, më 1 qershor 2013, në Bruksel për të marrë pjesë në bisedimet teknike që do të zhvillohen me ndërmjetësimin e BE-së.

Po ashtu, më 2 korrik 2013 pritet të mbahet një takim bilateral me përfaqësuesit e BE-së për çështjet e Telekomit, ku zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe shefi i ART-së, Ekrem Hoxha do të zhvillojnë një takim me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian z. Pierre Mirel, Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian/Drejtoria për Zgjerim.
XS
SM
MD
LG