Ndërlidhjet

Ushtria turke vret një, plagosë 7 në Diyarbakir


Turqi – Një hartë gjigantë e Turqisë, e ndërtuar me gurë nga ushtarët turk, ku shkruan: “Sa i lumtur është ai/ajo, që tha se unë jam turk”
Turqi – Një hartë gjigantë e Turqisë, e ndërtuar me gurë nga ushtarët turk, ku shkruan: “Sa i lumtur është ai/ajo, që tha se unë jam turk”
Forcat turke të sigurimit kanë vrarë një person dhe kanë plagosur shtatë të tjerë të premtën, pasi kanë shtënë në një grup të njerëzve që protestonin kundër ndërtimit të një kazerme në jug-lindje të Turqisë.

Duke cituar burime brenda forcave të rendit, agjencia Reuters shkruan se kjo kazermë ishte destinuar për gjandarmërinë turke, në zonën ku dominojnë kurdët.

Incidenti ka ndodhur në fshatin Kayacik të krahinës Diyarbakir, kurse ende nuk dihet se përse protestuesit ishin çuar për të protestuar kundër këtij ndërtimi.
XS
SM
MD
LG