Ndërlidhjet

Çitaku: MSA ofron perspektivë drejt BE-së


Ministrja Vlora Çitaku
Ministrja Vlora Çitaku
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka thënë se Marrëveshja për Stabilizim Asociim është marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian që ofron perspektivë të qartë drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në BE.

Ajo i ka bërë këto komente një ditë pasi BE-ja ka miratuar nisjen e negociatave me Kosovën për këtë marrëveshje.

“Përmes marrëveshjes, të dyja palët do të bëjnë zotim të ndërsjellë: nga njëra anë, vendi jonë për të ndërmarrë reforma edhe më të thella dhe, nga ana tjetër, BE-ja do të ofrojë mundësi reale për anëtarësim”, ka thënë Çitaku.

Po sipas saj, kjo marrëveshje paraqet kornizë ligjore që ofron stabilitet dhe siguri për investitorët dhe si e tillë krijon bazë të shëndoshë për investime të huaja direkte dhe gjenerimin e vendeve të punës.

“Nisja e negociatave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian përfundimisht ankoron procesin integrues të Kosovës dhe po ashtu konsolidon edhe më tutje pozitën juridike ndërkombëtare të shtetit tonë”, ka thënë Çitaku në një konferencë për gazetarë.
XS
SM
MD
LG