Ndërlidhjet

Cameron qëndroi në Islamabad


Kryeministri britanik, David Cameron.
Kryeministri britanik, David Cameron.
Kryeministri britanik, David Cameron, ka qëndruar në Islamabad.

Burimet zyrtare thonë se ai ka takuar presidentin e Pakistanit, Aif Ali Zardari, me të cilin ka biseduar për procesin e paqes në Afganistan dhe bashkëpunimin midis dy fqinjëve.

Në një deklaratë të Qeverisë pakistaneze thuhet se Islamabadi “beson se dialogu dhe pajtimi” janë rruga e vetme drejt paqes së qëndrueshme në Afganistan.

Të shtunën, kryeministri britanik ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan, ku ka shprehur mbështetje për negociatat e paqes me talibanët.
XS
SM
MD
LG