Ndërlidhjet

Kina forcon sigurinë në rajonin ujgur


Xinjiang
Xinjiang
Kina thotë se ka rritur patrullat e sigurisë për të goditur “grupet terroriste” në rajonin e ndarë etnikisht, Xinjiang.

Deklarata pason dhunën e javës së kaluar në këtë rajon, nga e cila kanë humbur jetën së paku 35 njerëz.

Agjencia shtetërore Xinhua ka cituar zyrtarët kinezë të kenë thënë se forcat e sigurisë në Xinjiang duhet të parandalojnë kërcënimet dhe të forcojnë sigurinë.

Autoritetet kineze shpesh i përshkruajnë si “terrorizëm” trazirat në rajon.

Xinjiang, i banuar me ujgurë myslimanë, akuzon Pekinin se imponon kufizime të shumta kundër tij.

Këtë javë shënohet përvjetori i katërt i trazirave etnike në rajon, në të cilat kanë humbur jetën rreth 200 njerëz.
XS
SM
MD
LG