Ndërlidhjet

Rompuy sot në Prishtinë, kurse Bildt të martën


Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, viziton sot Prishtinën, ku do të ketë takime me zyrtarët më të lartë të Kosovës.

Para Prishtinës Herman van Rompuy fillimisht do të ndalet në Beograd, ku do të takojë zyrtarët e atjeshëm.

Kjo vizitë ndodh në kohën kur, sipas Rompuyt, Bashkimi Evropian është duke bërë hapa historikë në raportet me vendet e Ballkanit.

Për të njëjtin qëllim, Kosovën dhe Serbinë do t’i vizitojë të martën edhe ministri i jashtëm i Suedisë Carl Bildt, i cili pritet të jap mesazhin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e raporteve, si një adut për ecjen në integrimet evropiane.
XS
SM
MD
LG