Ndërlidhjet

Nigeri, sulmohet burgu lirohen 174 të dënuar


Ilustrim
Ilustrim
Burra të armatosur kanë vrarë dy veta dhe kanë liruar 174 të burgosurë, gjatë sulmit ndaj një burgu në jug të Nigerisë, shkruajnë mediet lokale.

Rreth 30 burra kanë marr pjesë në këtë incident, duke hedh në erë njërin mur mbrojtës të burgut Olokuta në shtetin Ondo, pas të cilit akt me breshëri plumbash kanë liruar të burgosurit.

Shumë gardianë janë lënduar gjatë sulmit.

“Nuk mund të identifikojmë në mënyrë specifike sulmuesit”, ka thënë komisari i burgut Tunde Olayivola.

Banorët e Akure, që citohen nga mediet lokale, besojnë se sektori islamist Boko Haram qëndron prapa këtij sulmi.

Ky grup ekstremist ka kryer operacione të tilla për shumë vite në Nigeri.
XS
SM
MD
LG