Ndërlidhjet

Kerry: Koreja V. të çmilitarizohet


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, i ka bërë thirrje Koresë së Veriut që t’iu kthehet bisedimeve për çmilitarizim.

Ai i ka bërë këto komente në Brunei, ku ka ndjekur takimin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore.

Të martën, Kerry pritet të takojë ministrin e Jashtëm rusm, Sergei Lavrov.

Takimi do të përqendrohet në krizën e Sirisë dhe në vendimin e Moskës për të mos dëbuar ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane, Edward Snowden, në Shtetet e Bashkuara, ku do të përballej me akuzat për spiunazh.
XS
SM
MD
LG