Ndërlidhjet

Lopez shpjegon performancën në Turkmenistan


Jennifer Lopez në Turkmenistan
Jennifer Lopez në Turkmenistan
Përfaqësuesi i Jennifer Lopezit ka thënë se këngëtarja e njohur amerikane nuk do të këndonte në ditëlindjen e presidentit të Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov, po të dinte se në këtë vend ka shkelje të të drejtave të njeriut.

Këngëtarja ka marrë pjesë në festën e së shtunës, duke kënduar këngën e ditëlindjes për presidentin.

Deklarata e lëshuar nga ekipi i saj thotë se ngjarja “nuk ka qenë e natyrës politike”.

Bëhet e ditur se festa është sponsorizuar nga një korporatë kineze, e cila bën biznes në Turkmenistan.

Organizata Human Rights Watch radhit Turkmenistanin në mesin e vendeve më represive të botës.

Mediat thonë se Lopez është paguar 1 milion dollarë për performancën e saj.
XS
SM
MD
LG