Ndërlidhjet

Japin dorëheqje katër ministra egjiptianë


Protestat antiqeveritare në Egjipt.
Katër anëtarë të kabinetit të presidentit egjiptian, Muhammad Morsi, kanë dhënë dorëheqje, një ditë pas protestave masive antiqeveritare.

Ministrat e Turizmit, Mjedisit, Komunikimit dhe Çështjeve Ligjore kanë dorëzuar dorëheqjet te kryeministri Hisham Qandil.

Sot, protestuesit e opozitës kanë sulmuar dhe i kanë vënë zjarrin selisë së Vëllazërisë Myslimane në Kajro – partisë së presidentit Morsi.

Sulmi vjen një ditë pas vdekjes së 16 personave në protestat antiqeveritare.

Protestat e së dielës kanë mbledhur miliona njerëz në Kajro dhe qytete të tjera.

Kritikët thonë se Morsi u ka dhënë shumë pushtet islamikëve dhe ka dështuar të trajtojë problemet ekonomike.
XS
SM
MD
LG