Ndërlidhjet

Saakashvili cakton datën e presidencialeve


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili.
Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili.
Presidenti i Gjeorgjisë ka caktuar 27 tetorin, 2013, si datë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Shërbimi për media i presidencës ka thënë se Mikheil Saakashvili ka nënshkruar urdhrin për mbajtjen e presidencialeve në të shtunën e fundit të tetorit.

Saakashvili nuk do të kërkojë mandat tjetër, pasi është duke përfunduar të dytin në detyrë.

Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili, ka thënë javën e kaluar se “nuk përjashton” mundësinë që Saakashvili të arrestohet pasi të lërë zyrën.

Disa anëtarë të tij janë akuzuar për krime prejse koalicioni i Ivanishvilit ka fituar zgjedhjet parlamentare të tetorit të kaluar.
XS
SM
MD
LG