Ndërlidhjet

Kerry: SHBA dhe Rusia - përkushtim për konferencën për Sirinë


Lavrov (majtas) dhe Kerry gjatë takimit të tyre të tyre të sotëm në Brunei
Lavrov (majtas) dhe Kerry gjatë takimit të tyre të tyre të sotëm në Brunei
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se Uashingtoni dhe Moska janë seriozisht të përkushtuara për organizimin e një konference ndërkombëatre për Sirinë.

Këto komente zoti Kerry i bëri sot në Brunei, pas takimit me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në margjina të Samiti të sigurisë së Azisë.

Kery theksoi se të dy vendet besojnë se konferenca mund të mbahet sa më shpejtë që të jetë e mundshme, por ka pranuar se kjo nuk është e mundshme deri në muajin Gusht ose më vonë.

Sipas tij, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara dëshirojnë “ta shpëtojnë shtetin e Sirisë dhe ta minimizojnë shkatërrimin”.

Uashingtoni dhe Moska, prej muajit Maj, janë përpjekur që t’i ulin në tavolinën e bisedimeve kryengritësit dhe përfaqësuesit e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad në Siri.

Rusia është mbështetësi kryesor i presidentit Assad në konfliktin tashmë 27 mujor, nga i cili, sipas Kombeve të Bashkuara, janë vrarë së paku 93 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG