Ndërlidhjet

Bruksel: Takim Kosovë – BE për telekom


Edita Tahiri
Edita Tahiri
Në Bruksel sot është mbajtur një takim i delegacionit të Kosovës me atë të Bashkimit E vropian, në të cilin është diskutuar për çështjen e telekomit.

Në njoftimin e Zyrës për komunikim publik të qeverisë së Kosovës, thuhet se përfaqësuesit e BE-së në takim kanë prezentuar kërkesën e fundit të Serbisë për telefoninë mobile, por kjo kërkesë është refuzuar nga delegacioni i Kosovës, që kryesohej nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, me arsyetimin se zgjidhjet e mundshme duhet të jenë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe parimet evropiane.

Në përfundim të takimit, Edita Tahiri, deklaroi se pala e Kosovës ka qenë vazhdimisht e angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje për telekomin, sepse përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të shtrihen në të gjitha fushat dhe pala serbe duhet të kuptoj se me logjikën e vazhdimit të ndërhyrjeve ilegale nuk mund t’i kontribuoj normalizimit dhe vendosjes së bashkëpunimit.

Zonja Tahiri ka shprehur gatishmërinë e palës kosovare për t’i vazhduar përpjekjet për arritjen e marrëvshjes në këtë fushë.
XS
SM
MD
LG