Ndërlidhjet

Egjipt: Tubime të mbështetësve dhe kundërshtarëve të Morsit


Në protestën e djeshme në Kajro kërkohej dorëheqja e presidentit Morsi
Në protestën e djeshme në Kajro kërkohej dorëheqja e presidentit Morsi
Kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, po mbajnë tubime masive.

Sot, kundërshtarët e presidentit e kanë mbushur përplot Sheshin Tahrir në kryeqytetin Kajro, ndërsa mbështetësit e presidentit po tubohen në Giza, që është në jug të Kajros.

Këto tubime po mbahen pasi sot ka kaluar afati që Morsi të tërhiqet, kërkesë që ishte parashtruar nga opozita. Protestuesit synojnë të marshojnë deri në pallatin presidencial të Morsit.

Njëherësh, mediat arabe raportojnë se ushtria e Egjiptit e ka përgatitur planin për kapërcimin e krizës politike në këtë vend, në të cilin theksohet ndryshimi i kushtetutës, brenda disa muajsh, dhe zgjedhje të reja presidenciale, nëse qeveria dhe opozita nuk pajtohen se si të përfundoj kjo krizë.

Ushtria ka dhënë ultimatum deri të Mërkurën, që qeveria dhe opozita ta fillojnë dialogun për arritjen e kompromisit, ose në të kundërtën armata do ta imponoj planin e vet.
XS
SM
MD
LG