Ndërlidhjet

Europarlamentarët mbështesin buxhetin e BE-së


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti Evropian i ka dhënë mbështetje buxhetit shtatë vjeçar të bllokut evropian, që kap vlerën prej 960 bilionë euro.

Gjatë votimit të mërkurën, 474 europarlamentarë votuan për, 193 kundër dhe 42 kanë abstenuar.

Kjo shumicë, shihet si sinjal i mirë se do të ketë një shumicë absolute për votimin përfundimtar i cili është paraparë për vjeshtë.

Edhe liderët evropian i kanë dhënë mbështetje këtij plani buxhetor, gjatë samitit të 28 qershorit në Bruksel.

Për dallim nga buxhetet kombëtare të 28 vendeve anëtare të bllokut, buxheti i BE-së financon shumëçka nga projektet e përbashkëta infrastrukturore, subvencionon bujqit, ndihma zhvillimore, dhe masa për punësim.
XS
SM
MD
LG