Ndërlidhjet

Egjipt – Përmbyset presidenti Mohamed Morsi


Egjipt - Gjenerali Abdul Fattah al-Sisi gjatë paraqitjes së tij, ku lajmëron suspendimin e Kushtetutës dhe përmbysjen e Mohamed Morsi, 03Korrik2013
Egjipt - Gjenerali Abdul Fattah al-Sisi gjatë paraqitjes së tij, ku lajmëron suspendimin e Kushtetutës dhe përmbysjen e Mohamed Morsi, 03Korrik2013
Pas ultimatumit që i kishte dhënë, ushtria egjiptiane veproi dhe përmbysi Mohamed Morsi nga posti i presidentit të shtetit, ndërsa caktoi një udhërrëfyes për të ardhmen politike të vendit.

Gjenerali Abdul Fattah al-Sisi, i rrethuar nga klerikët mysliman e të krishterë dhe krerët tjerë ushtarak, lajmëroi të mërkurën mbrëma se po suspendon kushtetutën e vendit.

Me këtë veprim, presidenti Mohamed Morsi i bie të jetë pa pushtet.

Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë së Egjiptit, gjatë fjalimit të tij që u transmetua drejtpërdrejt në televizion, caktoi Adli Mansour kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të vendit që të merr përkohësisht pushtetin e presidencës.

Ky veprim i ushtrisë së Egjiptit, erdhi si pasojë e protestave të vazhdueshme ditëve të fundit, ku qindra mijëra veta kishin dal në rrugët e qyteteve më të mëdha të vendit për të kërkuar largimin e Morsi.

Protestuesit e mbledhur në sheshin Tahrir kanë nisur festën pas lajmërimit që bëri Gjenerali Sisi, i cili është edhe ministër i mbrojtjes.

Pas fjalimit të ushtarakut, kanë komentuar edhe klerikët fetar dhe kreu i opozitës Mohammed ElBaradei.

Ky i fundit tha se udhërrëfyesi që ka për qëllim pajtimin, është një hap i mirë pas revolucionit të janarit 2011.

Ende nuk dihet se ku ka mbetur Mohamed Morsi, pas përmbysjes së tij.
XS
SM
MD
LG