Ndërlidhjet

Bota reagon për përmbysjen e Morsit


Kajro
Kajro
Reagime të ndryshme kanë pasuar vendimin e ushtrisë së Egjiptit për të përmbysur presidentin Mohamed Morsi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me veprimin e ushtrisë. Ai ka shtuar se Uashingtoni do që të shohë së shpejti instalimin e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt.

Obama po ashtu ka thënë se administrata e tij është duke shqyrtuar ndihmën e huaj për këtë vend.

Mbreti i Arabisë Saudite, Abdullahu, ka uruar kreun e Gjykatës Kushtetuese të Egjiptit, Adli Mansour, për zgjedhjen në postin e udhëheqësit të përkohshëm të Egjiptit.

Shtetet e Gjirit Arab, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë mirëpritur po ashtu lajmin për përmbysjen e Morsit.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se trazirat në Egjipt janë disfatë për Islamin politik.

Në ditët e fundit, Egjipti ka parë protesta masive kundër dhe në mbështetje të qeverisë së Morsit. Përleshjet midis protestuesve rivalë kanë çuar në dhjetëra të vrarë.

Ushtria u ka vënë ultimatum qeverisë dhe opozitës që të arrijnë kompromis, por ato kanë dështuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ushtria ka marrë vendim për përmbysjen e Morsit me qëllim zgjidhjen e tensioneve politike.
XS
SM
MD
LG