Ndërlidhjet

Pakistani “mund të përfundojë luftën” shpejt


Mohammad Karimi
Mohammad Karimi
Shefi i ushtrisë së Afganistanit, Mohammad Karimi, ka thënë se Pakistani mund të përfundojë luftën në vendin e tij “brenda javësh”.

Në një intervistë për BBC-në, ai ka thënë se Pakistani kontrollon talibanët dhe se Islamabadi mund të bëjë më shumë për të nxitur procesin e paqes.

Karimi ka thënë se shkollat fetare në Pakistan, të cilat shërbejnë si inkubatorë për ekstremistët islamikë, janë mbyllur dhe se talibanët “janë lëshuar” në Afganistan.

Ai po ashtu ka thënë se Pakistani tani është duke vuajtur nga terrorizmi, ashtu si edhe Afganistani, dhe se të dy fqinjët mund të luftojnë kërcënimet “me kusht që secili është i sinqertë në atë që bën”.

Zyrtarët afganë e shohin Islamabadin si mbështetës kryesor të huaj të talibanëve.
Ata besojnë se anëtarët e linjave të ashpra vazhdojnë të operojnë nga “shenjtoret pakistaneze”.
XS
SM
MD
LG